Thursday , 23 November 2017

Vrasja e 30-vjeçarit nga xhaxhai i tij në Gjilan, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes (Video)


Një vrasje dhe një plagosje ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit. Të dy, i vrari dhe i plagosuri thuhet se kanë qenë pronarë të këmbimoreve.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Ndërkohë, mediat kanë shkruar se bëhet fjalë për një konflikt ndërmjet një axhe dhe nipit të tij.

Klan Kosova merr vesh se që të dy ishin pronarë të këmbimoreve derisa për shkak të disa mosmarrëveshjeve, axha ka shtënë për vdekje në drejtim të djalit të vëllait.

Mësohet se viktima është 30 vjeçar, derisa bëhet e ditur se pas të shtënave, dorasi ”axha i viktimës” ka plagosur veten ku për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë është publikuar edhe një video nga vendi ku ka ndodhur incidenti. /Telegrafi/