Tuesday , 21 November 2017

Unitedi fiton Ligën e Evropës, rikthehet në Ligën e Kampionëve


Manchester Unitedi është kampioni i ri i Ligës së Evropës, pasi në finale e mposhti Ajaxin.

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultat 0-2, raporton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Paul Pogba, i cili shënoi në minutën e 18 pas asistimit nga Fellaini.

Në pjesën e dytë epërsinë e dyfishoi Mkhitaryan në minutën e 48 pas asistimit nga Smalling.

Pas triumfit në Ligën e Evropës “Djajtë e Kuq” rikthehen në Ligën e Kampionëve.