Sunday , 21 January 2018

‘Sputniku’ rus ‘dirdhë’ Serbinë me shkrimin e fundit, edhe publikisht e njohi

Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë.

Kështu shkruan portali shtetëror rus “Sputnik” i cili transmeton lajme për Ballkanin nga zyra në Beograd dhe atë në gjuhën serbe.

“Ovo je samo poëetak: Dobro došli u Makedoniju — Mirë se vini në Maqedoni”, është titulli i këtij tekstit, duke bërë kështu që për herë të parë një media shtetërore ruse “të flas edhe shqip”, shkruan lajmi.net.

Teksti me autore Brankica Ristiq, e cila shkruan në emër të kolegjiumit redaksional të “Sputnik”, po ashtu merret edhe me emrin e Maqedonisë, një çështje e pazgjidhur me Greqinë fqinje.