Wednesday , 24 January 2018

Më së lehti milioner mund të bëheni në Zvicër

Shumë njerëz e ëndërrojnë, por pak janë të tillë. Për t’u milioner, në disa vende duhet të punoni me vite të tëra, e në disa të tjera me shekuj.Për t’i pasur një milion dollarë në arkën tuaj, një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj.Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit, përcjell albinfo.ch.