Tuesday , 21 November 2017

Maqedoni, paralajmërohen protesta kundër vendimit gjyqësor për ‘Grupin e Kumanovës’ (Foto)


Disa organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni kanë paralajmruar protestë para Gjykatës Themelore Shkupi 1, për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me aktvendimin e shqiptuar ndaj “Grupit të Kumanovës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Disa organizata joqeveritare me nismë qytetare organizojmë protestë kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqiptoi të dënuarave në rastin “Lagja e Trimave”, Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë para Gjykatës themelore Shkupi 1″, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare që i prijnë kësaj proteste, Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni.

Protestuesit do të kërkojnë hetuesi ndërkombëtare dhe rishqyrtim të lëndës./Telegrafi/