Tuesday , 21 November 2017

LAJMI FUNDIT: Merr fund Big Brother, ky është çifti fitues


Ky edicion i Big Brother është etiketuar si edicioni i dashurisë, 13 çifte garuan për çiftin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.
Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun.

Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut që i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre dhe dha jo pak vota për ta këtë mbrëmje.

Edhe pse të shumta ishin reagimet se fituesi dihej, madje në redaksinë e JOQ.al shkroi një qytetar i cili pretendonte se ishte punonjës në Top Channel dhe sipas tij Olsi dhe Fiorentina ishte çifti fitues, duket se martesa e Danjelit dhe Fotinisë, arriti të mposhte lojën e pistë të Olsit dhe Fiorentinës të cilët thyen rregullat, duke kryer marrëdhënie seksuale në shtëpi. Jeni të kënaqur?