Thursday , 23 November 2017

Lajmi Fundit : Me 4% kuti të panumëruara…


Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka numëruar 5211 kuti votimesh nga gjithsej 5362 sosh, të cilat rendisin Partinë Socialiste si subjektin e parë politik me 48.17 për qind të votave të votuara ose 74 mandate, pasuar nga Partia Demokratike me 28.75 për qind, ose 43 mandate.

Në vendin e tretë renditet LSI me 14.41 për qind, ose 19 mandate, PDIU ka 4.65 për qind ose 3 mandate dhe PSD 0.97 për qind, ose një mandat.

PS prin në të gjitha qarqet, me përjashtim të atij të Shkodrës dhe Kukësit ku PD ka shënuar fitore.