Sunday , 25 February 2018

Kjo është sfida më e çmendur që keni parë ndonjëherë në Instagram! Do guxonit ta provonit?

Ka pasur disa sfida idiote në rrjetet sociale në të kaluarën, por kjo e fundit me siguri është më e çmendura.
Do thoni ju pse? Sepse luani me jetën tuaj! E ashtuquajtura “Tide Pod Challenge” konsiston në ngrënien e detergjenit të larjes dhe po bën namim në mediat social, por mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm.

Adoleshentët, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, kanë postuar videot e tyre duke përtypur kapsulat e detergjentëve dhe kanë “detyruar” të tjerët që të bëjnë këtë sfidë.
Produkti përmban etanol, polimere dhe peroksid hidrogjeni të cilat janë jashtëzakonisht toksike dhe mund t’ë jenë shumë të dëmshme nëse konsumohen. Sfida duket se ka origjinën si një shaka në një artikull në faqen e lajmeve satirike, The Onion.

Por që atëherë është evoluar në një sfidë interneti e cila ka tërhequr disa pjesëmarrës.
YouTube tashmë ka filluar të heqë videot nga platforma e saj ku duket përdoruesit që kanë marrë pjesë në këtë sfidë. Ndërkohë autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos e provojnë një gjë të tillëKështu që, mos guxoni ta provoni!