Tuesday , 21 November 2017

Kjo është përgjigja që Geti e jep për të revoltuarit në BabaStars


Derisa ka shpërthyer një debat kohëve të fundit për Getin që nuk është duke e trajtuar njëjtë labelin e vet, ai ka një përgjigje për ta

Atë e njohin edhe si “Baba”! Është ky Getoar Selimi.

Por, më shumë është lider i labelit “BabaStars”, një labeli që rreth tij kanë operuar shumë këngëtarë, por që më vonë disa prej tyre janë larguar.

E fundit ishte Tuna.

Kurse tani, para disa dite njëri prej të revoltuarve ishte Albert Krasniqi, një biznesmen, i cili thuhet se ishte personi kryesor që e plagosi Noizyin në përleshjen të Sëiss Diamond ku ai ishte bashkë me Cozman, shkruan GazetaExpress.

Por, ky tani nuk është problemi! Albertit nuk i ka pëlqyer mënyra si po i trajton Geti disa anëtarë të grupit dhe m’u për këtë ka postuar dje një bisedë të tij me Getin, të cilën më vonë e ka shlyer.

Pas tij kanë reaguar edhe anëtarë të tjerë të BabaStars si Onat, Cozman, etj që kanë shprehur lojalitetin e tij ndaj Getit dhe jo ndaj Albertit.

E duket Geti si me krenari e ka parë tërë këtë situatë duke e postuar një fotografi në Instagram, ku shihet duke ndez “një puro”.

Kjo si duket është përgjigja e Getit për të gjithë ata që e kritikuan mbrëmë…