Tuesday , 21 November 2017

Jam lejla nga gjakova: ja çka më bëri kunati, kur burri im shkonte në punë…


Unë që po u shkruaj jam Meri, kam disa kohë e martuar. Të tregosh histori dashurie është kënaqësi si për atë që e përjeton atë moment, por edhe për atë që i lexon, por historinë që po tregoj unë po e shkruaj me lot e dhimbje për faktin se ajo më tmerron, ma trazon jetën time dhe seriozisht, më mundon tepër.

Jam nga një fshat i Shkodrës. Pasi mbarova klasën e nëntë, prindërit nuk më lejuan të shkoja në të mesmen, me pretekstin se e kisha larg dhe vajza s’duhet të lëvizë vetëm, se është turp. Kjo më pezmatoi jashtë mase, por s’kisha çfarë të bëja, se i kisha prindër.

Siç është bërë zakon në këto anë, vajzat fejoheshin në djep dhe martoheshin të reja e nga ky rregull s’kisha si të bëja përjashtim unë. Ndonëse 15 vjeçe, unë isha një vajzë e zhvilluar, simpatike, por edhe inteligjente, lexoja romane dhe libra artistikë sa më kishin zili edhe moshataret.

Vija re se në shtëpinë tonë vinte shpesh daja, vëllai i nënës, dhe bisedonte me prindërit, pa praninë time. Nëna më tregoi se ai kërkonte t’më fejonte me një djalë nga një fshat tjetër, që ishte emigrant në Itali dhe daja kish thënë fjalët më të mira për të dhe familjen e tij.

Djalin unë s’e njihja, por daja tha se do të vinte nga Italia të kërkonte dorën time. Daja më tha se ishte si artist dhe djalë tepër i edukuar. Daja na caktoi një datë kur ai do të vinte. Gjatë kësaj kohe, prindërit më bindën se duhet të fejohesha, se ishte rast shumë i mirë.

Natyrisht, si e re, s’pata kurajo t’i kundërshtoja, por për të qenë e sinqertë, më pëlqente si rast, sepse do të shkoja në Itali. Nuk zgjati dhe, pas pak ditësh, daja erdhi së bashku me të. Tani do bisedoja edhe unë dhe do të shpallnim fejesën. Më propozuan të bisedoja në dhomë vetëm me të. Fillimisht, shkova në dhomë me nënën. Pas pak ajo më la vetëm dhe tani ishim vetëm ne të dy.

Biseduam gjerë e gjatë për të ardhmen tonë dhe ai më premtoi dashuri të përjetshme. Ishte fjalëmbël, i matur dhe simpatik. Për të qenë e sinqertë, ai më bëri për vete plotësisht. Më puthi dorën dhe i premtuam njëri-tjetrit dashuri dhe besë. Ai më premtoi se sa të merrja pasaportën do të më merrte në Itali.

Pas kësaj, shpallëm fejesën. Gjatë ditëve që qëndroi në Shqipëri u takuam disa herë. Pasi iku në Itali, më merrte në telefon thuajse dy herë në javë. Pas gjashtë muajsh, ne bëmë martesën, një dasmë të rrallë. Tash im burrë qëndroi me mua 20 ditë. 15 ditë i kaluam në Sarandë. Pas kësaj ai u largua për në Itali. Në familje ai i kishte prindërit, motrën e kishte të martuar dhe një vëlla rreth të 20-ave, të pamartuar.

Pas largimit të burrit tim për në Itali fillova jetën në shtëpinë e prindërve të tij. Më donin dhe respektonin, ishin tepër të mirë. Kunati im sillej mirë dhe dukej se më respektonte. Një ditë më erdhi lajmi se e kisha nënën të sëmurë. U nisa së bashku me kunatin, vëllanë e tim shoqi. Rruga ishte shumë e gjatë, bëmë lloj-lloj muhabetesh dhe në mes të tjerave, ai më tha: “Lum vëllai im çfarë gruaje ka! Je si engjëll, yll, tepër e mirë!”.