Wednesday , 17 January 2018

Histori e ndyrë +16: Shefi më dha disa detyra të vështira në shtrat

Histori e ndyrë +16: Shefi më dha disa detyra të vështira në shtrat

Kurrë nuk më kishin tërhequr burrat më të mëdhenj se unë në moshë. Nuk jam si ato vajzat që thonë se djemtë e rinj u duken shumë të mërzitshëm dhe budallenj. Sigurisht, burrat më të mëdhenj në moshë mund të jenë shumë interesantë dhe gjithmonë dinë të zgjedhin fjalën e duhur, si edhe të të çojnë në disa vende që më parë nuk e dije as që ekzistonin (sepse nuk i ke patur mundësitë financiare). Ishte një shoqja ime që m’i tregonte këto, sepse ajo gjithmonë shoqërohej me burra më të mëdhenj në moshë. Ajo njëherë më tha se ishte lidhur me një njeri të rëndësishëm, që kishte shumë para dhe që e kishte çuar jashtë disa herë, ndërsa unë për vete nuk isha gati t’i futesha një aventure me një burrë më të madh në moshë, bile një ide e tillë më bezdiste.
Para dy vjetësh, në pranverë, isha vetëm dhe pak e mërzitur. Kisha kohë që isha ndarë nga i dashuri dhe isha e mërzitur sepse mendoja se nuk do ta gjeja kurrë burrin ideal. Kisha ardhur nga një qytet tjetër dhe jetoja me shoqen time. Të dyja kishim marrë me qira një apartament të vogël.
Edhe në punë, patëm disa ndryshime. Unë punoj si sekretare në një ndërmarrje transportesh dhe në atë moment, më transferuan në një seksion tjetër. Vendi i punës ishte një lloj ngritjeje në karrierë, bile edhe rroga m’u shtua, kështu që fillova të mendoja dhe të shqetësohesha se si do t’i bëja ballë punës së re.
Shqetësimet e mia dolën të pabaza, sepse njëri nga shefat, M-ja, një burrë 45 vjeçar, i martuar dhe shumë i mirë, më lavdëronte gjithmonë. Pikërisht për këtë kisha më shumë nevojë: Fjalët e tij më qetësonin dhe më bënin të mendoja se nuk isha zgjedhur kot në atë detyrë. Ato më bënin të ndjehesha edhe si nxenësja e preferuar e profesorit. Një ditë, pasi kishim mbaruar punën në zyrë, M-ja më ftoi të pinim një kafe bashkë. Në fillim ndjehesha pak nervoze, por pastaj filluam muhabetin dhe u ndjeva më e çlirët. Gjatë muhabetit i tregova që isha zënë me disa shoqet e zyrës për një budallallëk dhe ai më tha se ato, me siguri, ishin xheloze për mua. Pastaj më tha se unë isha shumë më e bukur dhe inteligjente edhe se gruaja e tij. Këto fjalë më erdhën pak të papritura, megjithëse, të jem e sinqertë, e ndjeva veten të mikluar. E kujt gruaje nuk do t’i vinte mirë t’i bënin komplimente të tilla?! Pastaj, ai më preku dorën, ma shtrëngoi lehtë, duke m’i bërë të qarta qëllimet e tij. Mbeta pak e shokuar, megjithëse me intuitë kisha kuptuar diçka. Ai ishte shumë më i madh se burrat e tjerë me të cilët isha shoqëruar deri atëherë. Pastaj mendoja: “Çfarë do të ndodhë në punë? Çfarë do të ndodhë me familjen dhe gruan e tij?”, por nga ana tjetër më emociononte ideja që i pëlqeja një njeriu aq të rëndësishëm sa M-ja. Kështu filluam një lidhje të apasionuar dhe të ndërlikuar. Si fillim, duhet të them se seksi ishte i shkëlqyer. Një burrë më i madh se ti në moshë, sigurisht që ka më shumë eksperiencë se djemtë e rinj dhe fakti që ai ishte i martuar dhe takimet tona ishin sekrete, i bënte më pikante ato.
Hera e parë që bëmë dashuri bashkë qe e mrekullueshme. Në fillim takoheshim një herë në javë, pak a shumë. Unë mundohesha ta harroja faktin që ishte i martuar, por ishte diçka që ndikonte në lidhjen tonë. Për shembull, nuk mund të shoqëroheshim bashkë, sepse mund të na shihte dikush. Për këtë arsye, ai vinte në shtëpinë time dhe bënim dashuri. Besoj se, në njëfarë mënyre unë konkuroja me gruan e tij, sepse mundohesha t’i tregoja se isha më e mirë në shtrat. Megjithatë, seksi filloi të mos më mjaftonte. Kur M-ja shkonte në shtëpinë e tij, unë rrija vetëm në apartamentin tim dhe ndjehesha e vetmuar dhe e braktisur. Në fundjavë isha përsëri vetëm dhe mendoja se ç’po bënte M-ja me të shoqen. Ata mund të dilnin shëtitje, të shkonin në kinema, për pazar, etj., ndërsa unë rrija e mbyllur brenda. Më vinte keq për veten. Gjithnjë kisha menduar të martohesha e veshur me të bardha, të kisha familjen dhe fëmijët e mi. Mendoj se edhe më vriste pak ndërgjegjja për familjen e M-së. E dija që ajo lidhje nuk ishte e mirë për mua dhe herët apo vonë do të mbaronte, por seksi ishte aq i mrekullueshëm, sa nuk gjeja forcë për t’u ndarë nga ai. Përveç kësaj, unë kisha filluar edhe të ndjeja për M-në, pra, nuk ishte thjesht çështje seksi. Nuk e imagjinoja veten pa të. Ndjeheshim kaq të lidhur! Megjithëse takimet tona ishin sekrete, nuk linim rast pa u takuar. I hidhnim shikime kuptimplota njeri-tjetrit në zyrë dhe nganjëherë ai më thërriste në zyrën e tij. Aty mbyllnim derën dhe putheshim ose bënin dashuri shpejt e shpejt

Kliko mbi reklame qe ta shohesh lajmin e plote