Tuesday , 21 November 2017

Gjyqtari i përfshirë në skandal, gjykon nesër ndeshjen Drita – Prishtina (Foto)


Gjyqtari i njohur kosovar, Bajram Gashi i cili ishte i përfshirë në skandalin e publikuar nga IndeksOnline, pritet të jetë referi kryesor i ndeshjes Drita – Prishtina.

Në videon e publikuar, Gashi shihet tek bisedon me trajnerin e Dritës, Ismet Munishin për ndihmën që ja jep shpesh herë skuadrës nga Gjilani.

E pikërisht, Drita e pret në Gjilan skuadrën më të “prekur” nga ky skandal Prishtinën, nesër nga ora 15:00 në kuadër të Super Ligës së Kosovës../IndeksOnline/