Tuesday , 21 November 2017

Është e fejuar me një nga biznesmenët e Tiranës, por a e dini se pronare e cilit biznes është Soni Malaj?


Sipas ekstraktit në QKR, këngëtarja e njohur Soni Malaj i ka hyrë biznesit. Si shumë personazhe të tjerë të njohur të botës së televizonit, edhe ajo nuk i ka rezistuar tundimit që të hyjë në biznesin e organizmit dhe pjesëmarrjes në evente të ndryshme. Biznesi ku ajo është aksionere e vetme, është hapur në gusht të vitit të kaluar dhe nuk ka info të tjera, përveç faktit se selia është diku në rrugën “Myslym Shyri”.

Duhet thënë se këngëtarja ka ndjekur trendin e Alketa Vejsiut, Amarda Toskës, Ermal Mamaqit, Elvana Gjatës etj., për të hapur një biznes që ka të bëjë me eventet. Kjo është më se e kuptueshme po të kemi paraysh se vetë këngëtarja është në botën e showbiznes-it dhe personazheve të kësaj fushe u shkon shumë ky lloj angazhimi.

Ndërkohë, nga kërkimet në dokumentet e QKR-së, aty ku bëhet regjistrimi i bizneseve me aksionerët përkatës, nuk gjejmë ndonjë biznes që këngëtarja Soni Malaj të ketë bërë me të dashurin e saj të ri me të cilin bashkëjeton prej disa kohësh.

Pak muaj më parë, ata të dy hapën një bar-kafe me një emër të njohur dhe pjesë e rrjetit të bareve në Tiranë. Të gjithë flisnin me bindje mbi faktin se Soni dhe i dashuri tashmë po bëjnë edhe një biznes bashkë por, të paktën në letra, kjo gjë nuk ekziston.

Edhe një detaj tjetër i rëndësishëm ia vlen për t’u komentuar: ata që e kanë njohur nga afër, e dinë se i ndjeri babai i këngëtarës merrej me biznesin e turizmit, gjë që nuk duket ta ketë vijuar e bija, gjithmonë sipas dokumenteve, sepse ajo mbase mund të jetë e angazhuar edhe aty. Por biznesi i ri i saj ka të bëjë me pasionin dhe me atë që ajo di të bëjë më mirë, muzikën, dhe ne i urojmë sukesese në sipërmarrjen e re./Panorama/
Mos e humbisni, shiko linkun me poshte per me shume.