Thursday , 23 November 2017

E fundit / Gjykata Speciale nga java e ardhme pritet ti nisë arrestimet e komandantëve, aktakuzat e para…


Të mërkurën Kryetarja e Gjykatës Speciale, bullgarja Ekaterina Trendafilova, në një deklaratë për media, ka thënë se që nga java e tjetër Prokurori i Specializuar mund të ngrejë aktakuzat.Ish-pjesëtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga java tjetër, do të mund të ndiqen nga Gjykata Speciale, pasi ky institucion ka bërë me dije se i ka përmbyllur të gjitha procedurat që e bëjnë të aftë për të ngritur aktakuza.

Tani gjithçka ka mbetur në diskrecionin e Prokurorit të Specializuar, amerikanit David Schwendiman, i cili e ka fjalën e fundit për të vendosur se kur do të fillojë t’i ndjekë pjesëtarët e UÇK’së.nga e mërkura e javës së ardhshme do të fillojë numërimi mbrapsht për një mori personalitetesh të njohura të politikës së Kosovës, ish-pjesëtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mund përballen me aktakuza në lidhje me dyshimet që rëndojnë mbi ta për krime të luftës.
Gjykata Speciale pritet t’i akuzojë për krimet që supozohen se i kanë kryer ndaj serbëve gjatë dhe pas luftës, shkruan Gazeta Express.Procesi bazohet në një raport të Senatorit zviceran Dick Marty, të miratuar në Këshillin e Europës në vitin 2010, i cili ngarkon figura të larta të ish-UÇK’së edhe me akuza për trafikim organesh.

Pohimet e Martyt janë hetuar nga një Taskë Forcë Speciale e Bashkimit Europian, e cila ishte themeluar në vitin 2011.Kryeprokurori i saj, amerikani Clint Williamson, pas gati 3 vitesh hetime, kishte shpallur se ka bazë për të ndjekur figura të larta të UÇK’së.“Si rrjedhojë e të gjitha hetimeve të zhvilluara ne besojmë se Task Forca tani do të jetë në gjendje që të ngritë një aktakuzë kundër zyrtarëve të caktuar tëlartë të UÇK-së. Këta persona janë përgjegjës për një fushatë të persekutimeve të cilat kanë qenë të drejtuara ndaj pjesëtarëve të popullatave pakicë dhe rome në Kosovë përfshirë këtu edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët pretendoheshin se ishin bashkëpunëtor të regjimit apo ishin kundërshtarë politikë të lidershipit të UÇK-së”, ka thënë prokurori amerikan.

Për ta çuar këtë proces përpara, Kosova ishte pajtuar që ta kalojë në Parlament ligjin për Gjykatën Speciale dhe të bëjë marrëveshje bilaterale me vendin nikoqir Holandën.