Sunday , 25 February 2018

Dëshironi të pasuroheni? Patjetër duhet të keni me vete këtë ngjyrë kur paguani lotarinë

Pos ngjyrës së kuletës, është shumë me rëndësi që me vete të keni ngjyrën e duhur, e cila do të tërheqë fat dhe pasuri.
Nëse dëshironi që përfundimisht të lulëzoni në planin financiar, kujdesuni se në çfarë kulete mbani paratë por edhe më me rëndësi – cilën ngjyrë e mbani me vete.

Ngjyra e kuqe është e njohur për tërheqje të pasurisë dhe bollëkut, ndërkaq shumë shpejt neutralizon energjinë negative.

Kinezët e moshuar gjithmonë preferojnë bankënota të kuqe, sepse, sipas besimit të lashtë fengshui, kjo ngjyrë tërheq edhe më shumë para në jetë dhe siguron mirëqenie, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, tiketat e lotarisë apo biletat, mbajini në kuletë të kuqe dhe kur vjen dita e pagesës, bëni edhe një veprim tjetër – vishni edhe ndonjë rrobë me ngjyrë të kuqe.
Nëse tiketën e plotësoni brenda shtëpisë suaj, përpiquni që të frymojnë elementet të cilat ftojnë paratë.

Sipas filozofisë fengshui, ato janë dekorime në ngjyrën e pashmangshme të kuqe, ose në të gjelbër dhe të trëndafiltë, të cilat garantojnë pasuri.

Megjithatë, ekzistojnë përjashtime, aq më parë nëse nuk mund t’i duroni njërën nga ngjyrat e përmendura.

Fuqia e tyre atëherë nuk “do të ketë sukses” si mjet për tërheqje parash në jetë.
Fengshui-t mos iu ekspozo vetëm në ndarjen e gjërave, por edhe në balancën e harmonishme midis jush dhe hapësirës në të cilën e kaloni kohën.

Kinezët besojnë që paratë e imëta posaçërisht të vlefshme janë gjetur në rrugë, të cilat pastaj duhet vënë në kuletë (të kuqe) dhe duhet ruajtur gjithë ditën në mënyrë që t’ju shoqërojë fati hap pas hapi.

Zakoni i tyre është që paratë e metalta që sjellin fat i dhurojnë në kurorëzime martesash apo në festimin e Vitit të ri.

E fundit, por jo edhe më pak e rëndësishme për tërheqje bollëku është që t’i largoni gjërat e vjetra nga shtëpia në mënyrë që të rejat të mund të zënë vendin e tyre.